Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten urdhëruan stafin e tyre diplomatik jo esencial dhe familjet e punonjësve të qeverisë që të largohen nga kryeqyteti i Nigerisë, Abuja, për shkak të një “rreziku të shtuar të sulmeve terroriste”.
Njoftimi erdhi vetëm dy ditë pasi departamenti tha se do të lejojë stafin jo esencial në ambasadën e Abujas, të largohet vullnetarisht.
Urdhri për t’u larguar nga kryeqyteti u dha të enjten. Përmes këtij urdhri u paralajmëruan qytetarët amerikanë të rishqyrtojnë udhëtimin në kombin afrikan për shkak të terrorizmit, krimit dhe kërcënimeve të tjera.
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk dha detaje se kush mund të jenë objektivat e mundshme./UBTNews/