Nicolas Cage, fitues i çmimit “Oscar”, është në bisedime për të marrë rolin kryesor në sezonin e pestë të dramës kriminale “True Detective”.
Sipas The Hollywood Reporter, ani pse roli nuk është zbuluar ende, pritet që Cage të portretizojë një oficer policie në qendër të një tjetër misteri. Ky sezon do të pasojë suksesin e madh të sezonit të katërt, “True Detective: Night Country”, ku protagoniste ishte fituesja e “Oscarit”, Jodie Foster.
Ky kapitull u prit me lavdërime dhe, siç theksojnë kritikët, “ringjalli serialin” pas dy sezoneve të mëparshme më pak të pëlqyera.
Issa López, i cili udhëhoqi me sukses sezonin e katërt, pritet të rikthehet edhe për sezonin e ri. HBO ka njoftuar se ngjarjet e sezonit të pestë do të zhvillohen në Jamaica Bay, New York, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2027.
Bisedimet me Cage kanë nisur që në fillim të verës, kur HBO u pyet për herë të parë rreth përfshirjes së aktorit i cili ka përjetuar ringjallje vitet e fundit, duke marrë vlerësime të mëdha me “Pig”, “The Unbearable Weight of Massive Talent” dhe “Dream Scenario”.