UBT News

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Exit mobile version