UBT News

Ngritet aktakuzë ndaj një zyrtari të komunës së Kllokotit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari të komunës së Kllokotit, nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në muajin janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, i pandehuri A.E., si person zyrtar në pozitën e këshilltarit të kryetarit të komunës së Kllokotit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit material dhe shkaktimit të dëmit të operatorit ekonomik “NTP Blina”, ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që arrin marrëveshje verbale me përfaqësuesin e operatorit të lartcekur që të vendosë inventarë në objektin e ri të komunës, duke i premtuar se më vonë do të zbatohen procedurat ligjore dhe do të bëhet pagesa nga komuna e Kllokotit.

“Përfaqësuesi i operatorit ekonomik ka vendosur gjithë inventarin e porositur në objektin e ri të komunës së Kllokotit dhe deri më tani nuk është realizuar asnjë pagesë nga komuna, me ç’rast të njëjtit i është shkaktuar dëm material në vlerë prej 4 mijë e 460 euro”, thuhet më tej në njoftim./UBTNews

Exit mobile version