UBT News

​Ngritet aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka dhe djalit të tij

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe djalit të tij, F.D. (1992), për dy vepra penale: “Sulmi” dhe “Kanosja”. Kjo ka ndodhur për shkak të një incidenti të ndodhur më 9 shkurt 2025, në Prizren, ku ata janë akuzuar për përdorim force fizike dhe kërcënime ndaj dy personave, A.M. dhe M.J., për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme lidhur me publikimin e disa lajmeve dhe informatave në rrjetet sociale.

Sipas aktakuzës, F.D. (1972) ka përdorur forcë fizike dhe ka sulmuar A.M. dhe M.J., duke i kërcënuar dhe shkaktuar dhimbje fizike. Ai gjithashtu ka kanosur me fjalë të dëmtuarit, duke i frikësuar dhe shkaktuar ankth dhe pasiguri. Ndërkohë, djali i tij, F.D. (1992), është akuzuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj M.J., duke e shtyrë dhe kërcënuar atë, duke i shkaktuar gjithashtu frikë dhe pasiguri.

Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale për të cilat janë akuzuar./UBTNews/

 

Exit mobile version