Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë të vitit 2023.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 3.2 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.
Sipas raportit të ASK-së, ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit 15.0%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 11.6%, përpunimi i produkteve ushqimore 7.9%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 7.1%, prodhimi i pijeve 6.8%, prodhimi produkteve kimike 6.0%, prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove 4.6%.
Po ashtu sipas raportit, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë pësoi ngritje 4.6%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 4.2%, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës 3.3%, xeheroret dhe guroret e tjera 3.2%, prodhimi i pajisjeve elektrike 2.4%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 1.8%, prodhimi i mobilieve 0.8%, dheenergjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 0.6%.
“Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 2.4%, prodhimi produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës 1.4%, dhe prodhimi i metaleve 0.7%”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, krahasuar TM1 2023 me TM1 2022, çmimet e prodhimit pësuan rënie në një mesatare prej 0.1%.
Sipas ASK, rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te:energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 14.8%, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 3.1%,prodhimi i metaleve 2.5%, prodhimi i produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës 0.6%, dhe prodhimi i mobilieve (-0.3%).
“Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te:prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (24.5%);xeheroret dhe guroret e tjera (20.9%);prodhimi i pijeve (9.6%);prodhimi i produkteve kimike (9.6%);përpunimi i produkteve ushqimore (9.1%);nxjerrja e xehes së metalit (8.4%);prodhimi i produkteve minerale jo metalike (5.8%);prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (5.8%);prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (5.1%);prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (4.6%);grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (4.6%);prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (2.7%); dheprodhimi i pajisjeve elektrike (1.2%)”, thuhet në njoftim.