Në raportin 24 orësh Prokurori i Shtetit njofton se janë ngritur 50 aktakuza kundër 54 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 17 persona.
“Prishtinë, 6 gusht 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë ushtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.