UBT News

​Ngrihet aktakuzë për personin që iu gjetën arsenal armësh në Leposaviq

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Degën në Leposaviq, kundër të pandehurit R.M., në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria ka njoftuar se i pandehuri R.M., më 31 tetor 2024, në fshatin Soqanicë të Komunës Leposaviq, me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armë pa leje të organit kompetent – pushkë të gjuetisë dhe 16 fishekë të armës së gjuetisë

Ndërsa, të pandehurit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar: Një (1) pushkë gjysëm automatike, një (1) pushkë automatike, një (1) pushkë ajrore, një (1) gaz maskë ushtarake, pesë (5) thika të ndryshme, dy (2) kapela të policisë serbe, njëzetë (20) fishekë të vendosura në fotrolla ushtarake, nëntëdhjetë (90) fishekë të kalibrave të ndryshëm, një (1) palë dylbi të pushkës, një (1) bajonetë pushke, një (1) shufër metalike të policisë, tetëdhjetë e shtatë fishekë (87) të pushkës së gjuetisë, një (1) radiolidhje”, thuhet në njoftim.

Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën që i vihet në barrë dhe ta dënojë sipas ligjit. /BetimipërDrejetësi

Exit mobile version