UBT News

Ngrihet aktakuzë ndaj një zyrtari policor në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit P.P., për shkak të veprës penale ngacmimi.

Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, i pandehuri në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës me inicialet R.S.

Rasti ka ndodhur si rrjedhojë e rastit paraprak që kishte e dëmtuara me vajzën e saj, të cilin e kishte raportuar në stacionin policor, në cilësi të dëmtuarës, por pasi shkon në shtëpi, në telefonin e saj pranon mesazhe të ndryshme provokuese nga i pandehuri, zyrtar policor, i cili e kishte intervistuar të njëjtën.

Më pas, në orët e para të mëngjesit i pandehuri, shkon në shtëpinë e të dëmtuarës, por kur sheh brenda edhe motrën e saj, thotë se ka shkuar të merr një thikë, si provë lidhur me rastin paraprak të raportuar nga e dëmtuara.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës kompetente, që i pandehuri të dënohet sipas ligjit.

Exit mobile version