Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar dy aktakuza të ndara në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj M.M. dhe A.B., për veprën penale nxitje e përçarjes dhe mos durimit.
Të pandehurit akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si dhe kanë propaganduar ideologji ekstremiste fetare, sipas metodave të propagandës së ISIS-it.
Sipas aktakuzës M.M., ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, duke publikuar në profilin e tij në Facebook, foto dhe video të personave të radikalizuar dhe duke shfaqur në publik thirrje për ekstremizëm fetar.
Ndërsa, A.B., akuzohet se ka bërë thirrje që të respektohen ligjet e sheriatit, e të kundërshtohet sistemin demokratik, simbolet shtetërore dhe ligjet e Kosovës.
A.B, nga viti 2019 deri më 22.05.2025 në Facebook, në profilin e tij me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nxitëse, përmes së cilave ka bë thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad.