Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj V.K. dhe E.Sh., ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.