UBT News

Ngrihet aktakuzë kundër shtatë serbëve për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër shtatë ish-pjesëtarëve të ushtrisë së serbëve të Bosnjës me akuzën për pjesëmarrje në gjenocidin kundër boshnjakëve në Bosnjën lindore në vitin 1995.

Të akuzuar janë Ratko Vujoviq (56), Ljubomir Vlaçiq (66), Vitomir Pepiq (70), Milovan Ognjenoviq (71), Goran Vishkoviq (69), Zheljko Dupljanin (48) dhe Vlastimir Golijanin (49).

Të akuzuarit gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë ishin pjesëtarë të policisë ushtarake të të ashtuquajturit korpus i Drinës të ushtrisë së serbëve të Bosnjës dhe kjo njësi ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulmin në Srebrenicë dhe në përndjekjen dhe vrasjen masive të boshnjakëve.

Në zonën e lokalitetit Shekoviqi dhe Vlasenicë, ata kapën një grup më të madh boshnjakësh të cilët u përpoqën që nga Srebrenica të depërtojnë në territorin nën kontrollin e Ushtrisë së BeH-së.

Exit mobile version