UBT News

Ngordhi derri që i mbijetoi tërmetit të fuqishëm që ndodhi në vitin 2008 në Kinë

Një derr që u bë i famshëm në Kinë pasi mbijetoi 36 ditë nën rrënoja nga një tërmet i fuqishëm në vitin 2008, ka ngordhur.

Zhu Jiangiang ka vdekur të mërkurën për “shkak të moshës së shtyrë dhe rraskapitjes”, sipas muzeut në provincën Sichuan të Kinës, ku kafsha po mbahej. Në kohën kur shpëtoi, ai u pa si një simbol i shpresës dhe qëndrueshmërisë.

Miliona njerëz e përkujtuan derrin në rrjetin social Weibo. Muzeu thotë se ai ka vdekur në moshën 14-vjeçare.

Tërmeti me magnitudë 7.9 shkallë të Rihterit, që goditi Sichuanin në vitin 2008, la gati 90 mijë njerëz të vdekur ose të zhdukur.

Derri Jiangqiang ishte mbërthyer nën rrënoja dhe mbijetoi në një thes me qymyr. Thuhet se ka pësuar një traumë të rëndë nga bllokimi./UBTNews

Exit mobile version