Akademia Ndërkombëtare Verore e Gjuhës Angleze dhe Edukimit në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ka vazhduar me zhvillimin e ngjarjeve të ndryshme, duke bërë bashkë ekspertë dhe profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe studentë, për të diskutuar për tema të ndryshme.
Në fokus të këtyre aktiviteteve do të jetë trajtimi i temës: “Përshtatja ndaj sfidave të procesit mësimor në periudhën post COVID-19”, si dhe duke reflektuar në sfidat që institucionet e arsimit ballafaqohen sot.
Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme, do të mbahet edhe një forum me temën: “Evolucioni i Arsimit”, një kornizë e qëndrueshme e fokusuar në të ardhmen, e cila i përgjigjet përshtatjes, kreativitetit dhe inovacionit të të gjitha aftësive që studentëve do t’iu nevojiten për të qenë të suksesshëm në karrierën e tyre.
Akademia Ndërkombëtare Verore në UBT ka për qëllim të inkurajojë metodat kërkimore të pavaruara dhe jo të imponuara nga programi kurrikular për të nxitur kreativitetin, dhe në të njëjtën kohë të tejkalojë barrierat hierarkike në mes studentëve dhe mësimdhënësve në aktivitete jashtë kurrikulare.