Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku kanë ndërruar 5 persona si pasojë e një sulmi me makinë. Një makinë në Ëisconsin që hyri mes turmës së njerëzve vrau 5 persona dhe plagosi 40 të tjerë.
Sipas mediave të huaja, një makinë e kuqe SUV ka kaluar mes paradës së Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.
Shefi i policisë Dan Thompson ka bërë me dije se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me përgjegjësit e këtij sulmi.
“Në dëgjuam një zhurmë të fortë, dhe vetëm të bërtitura nga njerëzit që u goditën nga automjeti”, tha një dëshmitar.
Mediat e huaja shkruajnë se në lidhje me sulmin policia ka qëlluar në drejtim të makinës në përpjekje për ta ndaluar atë. Ndërkohë pjesë e hetimit është bërë edhe FBI.