UBT News

Ngërçet te gishtërinjtë, pse shfaqen dhe si t’i trajtoni?

Ngërçet ndodhin kur një nga muskujt tkurret papritur dhe dhimbja mund të zgjasë nga disa sekonda deri në minuta. Shumë kanë përjetuar ngërçe te muskujt e këmbëve, por kur ato ndodhin tek gishtërinjtë, mund të jenë tepër të dhimbshme.

Ngërçet largohen vetë, por pse ndodhin dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar dhimbjen?

Mund të vijë nga kontraktimi i muskujve të këmbës

Kur dikush përjeton ngërç në gisht, kjo mund të jetë si pasojë e kontraktimeve të muskujve që lëvizin këmbën dhe gishtërinjtë.

Shkencëtarët ende nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë i shkakton këto ngërçe, por ata kanë disa ide:

Dehidratimi – Një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të gishtërinjve është dehidratimi. Një gotë ujë mund të jetë ajo që ju duhet.

Mungesa e lëndëve ushqyesve – Mangësitë e lëndëve ushqyese si vitamina B, kaliumi, magnezi etj, mund të jenë shkaku.

Tendosja e muskujve ose sforcimi i tepërt – Njihet si një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të muskujve. Disa studime fajësojnë stërvitjen intensive, por ka ende pyetje pse kjo prek disa njerëz dhe të tjerë jo.

Mungesa e stërvitjes – Qarkullimi jo i mirë i gjakut mendohet se shkakton ngërçe të muskujve e stërvitja e rregullt mund t’a përmirësojë.

Këpucë të papërshtatshme – Këpucët që janë të ngushta, mund të mos lejojnë që gjaku juaj të qarkullojë siç duhet, duke shkaktuar kështu ngërçe tek gishtërinjtë.

Problemet shëndetësore – Skleroza e shumëfishtë, sëmundja Parkinsonit, diabeti etj, janë shkaku i ngërçeve të gishtërinjve.

Shtatzënia – Dhimbjet e muskujve janë të zakonshme në shtatzëni dhe thuhet se rreth gjysma e njerëzve i përjetojnë ato gjatë shtatzanisë.

Si të lehtësoni dhimbjen nga ngërçet?

Dhimbjet e gishtërinjve kanë tendencë të qetësohen brenda pak minutash, por ka disa hapa që mund të ndërmerrni për t’i lehtësuar ato.

Masazhoni këmbën dhe gishtërinjtë, shtrini këmbën dhe masazhoni me ngaladët muskujt e këmbës dhe gishtërinjtë tuaj, mund të masazhoni këmbën duke e rrotulluar butësisht mbi një objekt të rrumbullakët, si p.sh një top golfi.

Përdorni një kompresë të ngrohtë, përdorimi i një komprese të nxehtë ndihmon në relaksimin e këmbës dhe lehtësimin e ngërçeve.

Hiqni këpucët, nëse ato janë të ngushta ose të parehatshme, hiqni menjëherë ato, provoni të ecni e ëse keni qëndruar gjithë ditën ulur, ngrihuni dhe ecni pak. Mund të jetë e dhimbshme të qëndroni në këmbë, por rrjedhja e gjakut mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçit. /UBT News/

Exit mobile version