Rimëkëmbja e ekonomisë botërore pas pandemisë në vitin 2021 është ngadalësuar ndjeshëm dhe do të vazhdojë njësoj këtë vit dhe vitin e ardhshëm, sipas agjencisë globale Fitch Ratings.
Agjencia tha se rimëkëmbja fiskale globale është ndikuar nga çmimet më të larta të mallrave, nga rritja e inflacionit, rritja e kostove të huamarrjes, ngadalësimi i rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe luftës në Ukrainë.
Në rrethanat aktuale, pozicioni mesatar fiskal global do të kthehej në nivelin e tij para pandemisë në vitin 2019, sipas një raporti të Fitch.
“Normat e interesit të politikës po rriten dhe Fitch beson se kjo shënon fundin e epokës së kostove shumë të ulëta të huamarrjes së qeverisë, nga të cilat kanë përfituar kryesisht sovranët e tregut të zhvilluar”, thuhet në raportin e Fitch.
Agjencia nënvizoi se pozicionet fiskale të tregjeve në zhvillim janë më të ndryshme se sa ishin para pandemisë.
“Kjo është pjesërisht për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave që po mbështet të ardhurat e qeverisë dhe rritjen nominale të PBB-së në rajonet eksportuese të mallrave, duke përfshirë Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit dhe Amerikën Latine”, thuhet tutje në raport./UBTNews/