UBT News

Ngacmoi seksualisht tri vajza të mitura në Gjakovë, arrestohet personi

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pasditen e të mërkurës.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Exit mobile version