UBT News

Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet një person në Drenas

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas nën dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së martës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare ( të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version