UBT News

Ngacmoi seksualisht një nxënëse, arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Istog

Një punëtor teknik i Shkollës së Mesme të Ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut është arrestuar sot pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga stafi i drejtorisë së shkollës.

“Rreth 13:00 stacioni policor është informuar se nga stafi i drejtorisë se një nxënëse e asaj shkolle është shqetësuar seksualisht nga nga një punëtor i stafit teknik. Policia ka ndal në vendin e ngjarjes dhe është arrrestuar i dyshuari”, ka thënë ai.

Exit mobile version