Nga Ivor Roberts
“The New European”
Në fillim të Luftës së Ftohtë, diplomati i shquar amerikan George Kennan analizoi shumë saktë motivet dhe perspektivën politike që kishin sovjetikët. Kennan tha se ato ishin një kombinim i ideologjisë komuniste, pasigurisë tradicionale ruse, dhe i ekspansionizmit carist.
Vladimir Putin e ka trashëguar plotësisht atë mendësi dhe qasje. Besimi i tij ideologjik se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të kaluar, paranoja e tij ndaj kërcënimit që përbën Perëndimi për Russkit Mir (koncepti i “Botës Ruse”, që është shndërruar në bazën e një kryqëzate kundër kulturës liberale të Perëndimit),dhe dëshira për ta shtrirë Rusinë afër shumicës së kufijve të dikurshëm të Evropës Perëndimore me Bashkimin Sovjetik, ilustrojnë se si Putin është një pasardhës i vërtetë i ideologëve sovjetikë si Stalini dhe Brezhnev.
Paranoja rritet nga besimi i tij se Perëndimi e shkeli premtimin e bërë dikur, për të mos e zgjeruar NATO-n në lindje. Sipas Rusisë, në vitin 1990 Sekretari amerikan i Shtetit, JamesBaker i dha garanci Mikhail Gorbachev se nuk do të kishte zgjerim të NATO-s përtej kufirit lindor të Gjermanisë, me kushtin që Rusia të pranonte ribashkimin e Gjermanisë.
Por sipas versionit amerikan të asaj bisede, Baker e pyeti Gorbachev se mos ndoshta donte tëlejonte një Gjermani të bashkuar, me kushtin që NATO-s të mos zgjerohej as edhe një centimetër. Po sipas versionit amerikan, lideri sovjetik u përgjigj se ai do të preferonte një Gjermani të pavarur të bashkuar jashtë NATO-s.
Nëse Baker do ta kishte dhënë një garanci të tillë, ai do të ishte përballur me parimin themeltar të NATO-s, që është mbajtja e derës hapur për anëtarët e rinj. Kur ajo që ata mendonin se dëgjuan rezultoi të ishte e gabuar, Putin dhe njerëzit e tij pretenduan se ishin gënjyer 2 herë nga SHBA-ja, pikërisht në kohën kur ata prisnin të ishin partnerë të barabartë në një rend të ri të sigurisë evropiane.
Sipas narratives ruse, zgjerimi i NATO-s, i udhëhequr nga George Bush (I Vjetri) dhe BillClinton, e dobësoi demokracinë e brishtë e të sapolindur të Rusisë, pikërisht në momentin kur ajo kishte më shumë nevojë për mbështetje. Kjo e nxiti Kennan të paralajmëronte se zgjerimi i NATO-s, do të ishte gabimi më fatal i politikës amerikane gjatë gjithë periudhës së pasLuftës së Ftohtë.
Mjerisht, në vend se Yeltsin të pasohej në detyrë nga një “Volodymyr Zelensky” rus, nga hiri i Bashkimit Sovjetik doli aparatçiku më i lig që kishte trajnuar ndonjëherë KGB-ja. Pra udhëheqësi më i keq i mundshëm që mund të ngjitej në krye në Rusi në ato rrethana.
Putini e ka parë me zemërim zgjerimin e NATO-s nga 16 vende në vitin 1991, në 30 vende sot. Rusia ka sot me NATO-n ka një kufi të drejtpërdrejtë prej 1215 km. Por, nga këndvështrimi i një Putin paranojak, situata do të përkeqësohet më tej.
Suedia dhe Finlanda, që të dyja shumë të alarmuara nga sulmi rus në Ukrainë, janë gati të kërkojnë anëtarësimin në NATO, teksa që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore preferuan një qasje neutrale. Nëse do të ndodhë kjo, NATO do të kishte në gjirin e saj 32 vende, dhe kufiri i Rusisë me NATO-n do të dyfishohej në 2.555 km.
Si Finlanda ashtu edhe Suedia, kanë ndjekur prej kohësh dhe për arsye të forta historike,politikën e mos-angazhimit në ndonjë aleancë ushtarake. Finlanda luftoi kundër një pushtimisovjetik në Luftën e Dimrit të viteve 1939-1940, dhe humbi rreth 10 për qind të territorit të saj.
Suedia e ruajti neutralitetin e vetme midis vendeve nordike gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëdallim nga Danimarka dhe Norvegjia, pasi Hitleri e konsideronte territorin suedez si jo tënevojshëm për synimet e tij ushtarake. Pas luftës, Suedia iu bashkua qasjes së Finlandës,duke refuzuar t’i bashkohej NATO-s sikurse bënë Norvegjia dhe Danimarka.
Por me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Suedia dhe Finlanda e ndjenë se duhej të braktisnin neutraliteti politik, ndaj aplikuan dhe u anëtarësuan në BE në vitin 1995. Ndonëse që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Suedia dhe Finlanda kishin zhvilluar një bashkëpunim ushtarak tëngushtë me NATO-n, nuk e panë të nevojshme të ndryshonin statusin e tyre ushtarak, në atë të anëtarit të NATO-s.
Por sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, e ka ndryshuar me vendosmëri opinionit publik në Suedi dhe Finlandë. Muajin e kaluar, mbështetja ndaj anëtarësimit arriti në 57 për qind në Suedi dhe 70 për qind në Finlandë. Partitë në të gjithë spektrin politik e mbrojnë tani anëtarësimin në NATO, dhe partitë qeverisëse socialdemokrate në të dyja vendet, janë gati ta parashtrojnë kërkesën në një referendum popullor.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se do të ketë një përgjigje pozitive dhe të shpejtë ndaj çdo kërkese të tillë, e cila mund të paraqitet në kohë për t’u shqyrtuar që në samitin e NATO-s, i cili do bahet në qershor në Madrid. Gjithsesi vendimi duhet të ratifikohet nga parlamentet e 30 anëtarëve aktualë të NATO-s.
Ndaj duket e pamundur që të dyja vendet të pranohen zyrtarisht dhe të gëzojnë mbrojtjen ngaNeni V (sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve) përpara vitit 2023. Ndërkohë, anëtarët e NATO-s do të duhet të përgatiten për të ofruar një parandalim të përkohshëm të besueshëm kundër një agresioni të mundshëm rus.
Rusia ka kërcënuar tashmë se do të vendosë armë bërthamore në enklavën e saj të Kaliningradit midis Lituanisë dhe Polonisë (edhe pse sipas Lituanisë, rusët kanë tashmë atje armë bërthamore). Por për të shmangur çdo justifikim për provokimet ose ndërhyrjet ruse, të dyja vendet ndoshta do të refuzojnë të vendosin sisteme raketore apo armë bërthamore në territorin e tyre.
Ndërsa rruga e Suedisë dhe Finlandës drejt anëtarësimit në NATO, duket të jetë relativisht e lehtë, edhe pse jo aq e shpejtë sa do të dëshironin disa, dy ish-republikat sovjetike, Moldavia dhe Gjeorgjia, që i prishur marrëdhëniet me Moskën, kanë pak shanse për të hyrë në aleancë.
Moldavia, ashtu si Ukraina, ka një rajon të shkëputur, Transnistrian, i banuar në shumicë ngarusisht-folësit, dhe që ndodhet që nga viti 1992 nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga rreth 1500 trupa ruse. Nga ana tjetër, neutraliteti i Moldavisë është i përfshirë në kushtetutën e saj.
Për më tepër niveli i lartë i korrupsionit dhe i çorganizimit të saj shtetëror, do të ngrinte pengesa të mëdha. Në vend të kësaj, ekziston rreziku që ajo të tërhiqet në luftën e Ukrainës. Për shpërthimet e fundit në rajon, Moska ka akuzuar Kievin, duke krijuar potencialisht një pretekst për ndërhyrje nga Rusia për të mbrojtur rusisht–folësit në Transnistria.
E njëjta skemë e Putinit që e kemi parë në Donbas. Në vitin 2008, NATO tha se Gjeorgjia mund të bëhej anëtare në të ardhmen, me kushtin që të vazhdonte përpjekjet për reforma.Edhe anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO, do të mbetet pezull në pritje të rezultatit të luftës aktuale.
Presidenti Volodymyr Zelensky, ka pasur një qasje me pragmatike. Ai është tërhequr nga hyrja në NATO, por ka paraqitur një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e vendit në BE. Shumë vende të BE-së e kanë kërkuar që Ukrainës t’i jepet statusi i vendit kandidatit, por të tjerët kanë përdorur një ton më të kujdesshëm.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur se nisja e procedurave të anëtarësimit me një vend në luftë janë të pamundura. Edhe kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se nuk mund të ketë një “procedurë të përshpejtuar”. Shtetet e tjera anëtare janë të shqetësuara për korrupsionin dhe gjendjen e ekonomisë ukrainase.
Pra, duke pasur parasysh nevojën për unanimitet, përgjigja edhe një “po”, por jo tani. Sigurisht, ndërsa anëtarësimi i Ukrainës në klubet perëndimore mbetet pezull, Zelensky ka probleme më urgjente me të cilat duhet të merret.
Marrë me shkurtime
Shënim: Ivor Roberts, diplomat britanik në pension.