Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e të martës, në ora 17:20.
“Podujevë 18.10.2022 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.