Nga zero kapacite, synojmë prokurim me inteligjencë artificiale 360 gradë deri në fund të vitit tjetër. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në javën Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, Green AI. Sipas tij ky do të jetë modeli i parë në Evropë pa kontakt njerëz në 95% të procesit, ndërsa theksoi se sot Shqipëria është kryesuese në rajon sa i takon cilësisë së prokurimeve.
“Nisëm nga një vend shumë i zymtë sa i takon cilësisë së prokurimeve ndërkohë sot jemi kryesues në rajon me 80 nga 100 pikë, vendi i dytë është me 70 pikë për cilësinë dhe integritetin e prokurimeve. Jemi ambiciozë, po punojmë me Microsoft të prokurimit me inteligjencë artificiale 360 gradë që do të jetë modeli i parë në Europë pa kontakt njerëz në 95% të procesit. Shpresoj në fund të vitit tjetër të jetë gati për të funksionuar dhe pastaj askush nuk mund të na thotë që kemi probleme me prokurimet se mund t’i sfidojmë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se vendi ynë ka krijuar një platformë, e cila ka hequr të gjitha zyrat e pritjes dhe kontaktit me qytetarët, duke shmangur pritjen dhe bakshishet për të marrë një dokument.
“Rrugëtimi ynë zë fill nga zero kapacitete, sot kemi krijuar një platformë e cila ka hequr të gjitha zyrat e pritjes dhe kontaktit me qytetarët. Nuk kanë pse rrinë në radhe dhe të humbasin kohë energji dhe bakshish për të marrë një leje licence apo një dokument që vërteton që janë gjallë, gjithçka është në internet. Numri i përdoruesve shkon përtej numrit të banorëve, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund të marrin shërbime nga administrata për qëllime të marrjes së dokumenteve”, u shpreh kryeminsitri.
Inteligjenca Artificiale, sipas Ramës ka ndikuar edhe në ecjen përpara në procesin e integrimit, ku sipas tij ka ndikuar në përshtatjen e kuadrit ligjor me atë të BE-së.
“Kemi ecur shumë para me procesin e integrimit europian, kemi plan ambicioz për të përmbyllur negociatat brenda 2027. Është një dritare mundësie që të bëjmë ç’ është e mundur për të mos e humbur. Duke përdorur IA po e bëjmë me një shpejtësi krejt tjetër. Vetëm për korpusin ligjor të BE me atë kombëtar do të kërkonte një ushtri përkthyesish e tekstshkruesish. Për Kroacinë që pati nëj rekord mbreslënës u deshën 7 vjet, por ne po krijojmë modelin që transpozon në kohë reale por është i aftë të na japë pajtueshmërinë me legjislacionin tonë. Po kështu ëhstë i aftë t’u japë njerëzve aftësinë të shohin si në pasqyrë ngjashëmrinë apo msopërputhjen”, theksoi Rama.
Një tjetër model, sipas Ramës, “është ajo që po pilotojmë në ministrinë e drejtësisë. Po gërmojmë në pirgjet masive të ligjeve për të identifikuar të gjitha mbivendosjet. Nuk është e rrallë që diçka që ti meriton ta marrësh nga një ligj nuk e merr dot, se një ligj tjetër thotë jo”.
Edhe pse e cilësoi dëshpërues fjalimin e tij në anglisht për francezët, Rama tha se ndihet i inkurajuar që Franca po kryeson në ide për të çuar para inovacionin në vendin tonë.
“Në këtë moment përcaktues për botën, Europën e Shqipërinë ndihemi të inkurajuar që Franca po kryeson në diçka që prej një kohe shumë të gjatë dhe për ne. Është një dhuratë që ta ndajmë me Francën dhe të marrim ide e mendje për të çuar para inovacionin tonë. Ndihemi të inkurajuar të ecim dorë për dorë me Francën do të përpiqemi ta meritojmë besimin tuaj. Ecim krah jush edhe kur të bëheni sërish mbretërorë”.