Pagat në sektorin publik, pensionet dhe përfitimet familjare do të rriten në Greqi sipas buxhetit të ri për vitin 2024, njoftoi zëvendësministri i Ekonomisë Kombëtare, Thanos Petralias, për shërbimet e ministrisë e cila parashikon një rritje të shpenzimeve të sektorit publik prej 4.0 miliardë euro.
Kufiri buxhetor i Qeverisë së Përgjithshme do të rritet në 72.7 miliardë euro nga 68.7 miliardë euro në vitin 2023, ndërsa kufiri për shpenzimet e rregullta buxhetore do të rritet në 68.78 miliardë euro, të cilave do t’i shtohen 6.9 miliardë euro shpenzime për të mbuluar detyrimet e kredisë në vitin 2024, nga 5.1 miliardë euro në vitin 2023.
Fondet për investimet e financuara nga Programi i Investimeve Publike do të rriten në 8.0 miliardë euro, ndërsa 4.34 miliardë euro do të jepen nga Fondi i Rimëkëmbjes. Rritje prej 900 milionë eurosh do të ketë edhe për transferet sociale, të cilat përfshijnë pagat, pensionet, përfitimet dhe subvencionet dhe rritje për shëndetësinë dhe arsimin përkatësisht me 400 milionë euro dhe 180 milionë euro./ANA-MPA/