Genita Tahiri është një nga shembujt më të mirë se si arsimi cilësor në UBT dhe përkushtimi personal mund të çojnë në sukses ndërkombëtar. Ajo është ish-studente e programit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, ndërsa sot është e punësuar si Software Engineer në një nga kompanitë më të njohura të teknologjisë në Evropë – Gen Digital në Pragë, Çeki.
Gjatë studimeve në UBT, Genita përfitoi nga një mjedis dinamik dhe praktik, ku njohuritë teorike shoqëroheshin gjithmonë me projekte konkrete dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Ishin pikërisht këto përvoja që e ndihmuan atë të zhvillojë aftësitë e nevojshme teknike, të ndërtojë vetëbesim profesional dhe të jetë gati për tregun global të punës.
“UBT më ka ndihmuar të kuptoj jo vetëm bazat e forta të programimit dhe sistemeve, por edhe të zhvilloj mendim kritik, punë ekipore dhe lidership – që janë thelbësore në çdo kompani teknologjike”, thekson Genita.
Puna e saj në Gen Digital konsiston në zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve softuerike të cilat përdoren nga miliona njerëz në mbarë botën. Ajo është pjesë e një ekipi ndërkombëtar, ku vlerësohet për përgatitjen e saj profesionale dhe kreativitetin që sjell në zgjidhjen e problemeve.
Rruga e Genitës është një dëshmi se studimet në UBT në fushën e Shkencave Kompjuterike hapin dyer të reja për studentët – që nga punësimi i menjëhershëm në Kosovë, e deri tek sukseset profesionale në vendet më të zhvilluara të botës.