Së paku pesë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, bën të ditur zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Në mesin e këtyre të vrarëve ishin edhe dy fëmijë, njëri 6 vjeç ndërsa tjetri 8 vjeç.
Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës, afër 2.3 milionë, kanë kërkuar strehim në Rafah, ku Izraeli po kryen sulme pothuajse ditore ndërsa po përgatitet për një pushtim tokësor të qytetit.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një ligj me ndihma rreth luftës në vlerë 95 miliardë dollarë, në të përfshin 9 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Gazën.
Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit, nisi më 7 tetor, ku dhe pjesëtarët e këtij grupi palestinezë u futën në jug të Izraelit dhe i vranë afro 1.200 njerëz, kryesisht të cilët ishin civilë.
Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë gjatë kësaj lufte, prej të cilëve dy e treta fëmojë dhe gra./UBTNews/