Nga teknologjia te industria, nga inxhinieria te arti dhe kultura, ajo çfarë i bën bashkë studentët e UBT-së, janë arritjet e tyre profesionale. Duke dëshmuar zhvillimin e tyre akademik e profesional në një institucion cilësor dhe të përsosur siç është UBT, ata janë kthyer sot në pionerë të inovacionit dhe kreativitetit.
Ndër ta janë edhe Betulla Rramanaj dhe Edis Mazreku, studentë të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, të cilët nga përvoja dhe arritja akademike në UBT, kanë arritur të hapin zyrën e tyre projektuese me emrin “Haus Project” në Prishtinë, me ç’rast ofrojnë shërbime të ndryshme të aktiviteteve të arkitekturës duke nisur nga projektimi, mbikëqyrja dhe realizimi i projekteve.
Studenti Betulla Rramanaj ka thënë se përgjatë viteve të studimit në UBT ka arritur të përvetësojë njohuri rreth profesionit nga profesorët, të cilët njëherit kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të arritjeve të tyre.
“UBT-në e kam zgjedhur për cilësinë dhe korrektësinë që ka në arsim, po ashtu edhe në zhvillim të teknologjisë. Gjatë këtyre tre viteve të studimeve në UBT, kam arritur të përvetësojë njohuri rreth profesionit të ofruara nga profesorët, të cilët më kanë bërë të aftësohem profesionalisht për nisjen dhe përfundimin e projekteve në mënyrë profesionale”, ka thënë Rramanaj.
Shumica e studentëve të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, apo rreth 98 për qind e tyre, tashmë janë të punësuar në kompani vendore dhe ndërkombëtare, duke e zhvilluar karrierën e tyre dhe dëshmuar suksesin e arritur në studimet.