UBT News

Nga Spitali i Gjilanit thonë se nuk ka mungesë furnizimi me oksigjen

Spitali i Gjilanit ka reaguar pas lajmeve se ka mungesë të furnizimit me oksigjen në këtë spital. Nga spitali thonë se në asnjë moment nuk ka pasur mungesë furnizimi me oksigjen.

“Për shkak të sqarimit dhe informimit të drejtë për qytetarët e Gjilanit dhe Republikës së Kosovës, ne si institucion ju njoftojmë se në asnjë moment nuk ka pasur mungesë në furnizim me oksigjen. Stafi dhe menaxhmenti i spitalit vazhdimisht është i angazhuar për të kontribuar për shëndetin e pacientëve”, thuhet në reagim./UBTNews

Exit mobile version