Testet PCR nga sot mund të kryhen edhe pranë Qendrës Rajonale të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa ka njoftuar se Instituti i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR në gjashtë qendrat rajonale të IKShPK.
“Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan. Nga sot, testet PCR mund të kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKShPK-së në Gjilan, kështu, vijon decentralizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke u afruar edhe më pranë qytetarëve.Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK. Kështu, mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie”, shkroi Zemaj në Facebook.
Më tej njoftoi se projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale, ka kushtuar 1 milion e 752 mijë e 210 euro./UBTNews
Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale…
Posted by Armend Zemaj on Monday, January 25, 2021