Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se nga sot do të fillojë lejimin e vikendeve për të dënuarit.
Si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet.
Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve.
Pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t’i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku shtatë ditësh.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.