UBT News

Nga sot pensionistët obligohen të paraqiten në zyrat e pensioneve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton se nga sot pensionistët janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve në komunat ku ata jetojnë.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), përmes këtij njoftimi njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë Covid-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga data 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS në komunat ku ata jetojnë”, njofton MPMS.

MPMS-ja thekson se në të kundërtën do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që kanë pasur të lajmërohen gjatë periudhës së lartcekur e nuk lajmërohen deri në fund të muajit tetor 2020, do të suspendohen nga pagesa./UBTNews

Exit mobile version