Nxënësit e bankave shkollore në Kosovë për pak ditë do të shkëputen nga mësimi sepse nga sot ata janë në pushimin vjetor të paraparë me ligj.
Ndërkaq, sipas kalendarit zyrtarit, mësimi do të nisë sërish të hënën më datë 3 nëntor.
Njoftim
Sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026, pushimi vjeshtor për nxënësit e shkollave të Kosovës do të zgjasë nga data 29 tetor deri më 31 tetor 2025. Ky pushim tre-ditor u jep nxënësve një periudhë të shkurtër relaksi para se të vazhdojnë me pjesën e dytë të gjysmëvjetorit të parë. Pas përfundimit të pushimit, procesi mësimor do të rifillojë të hënën, më 3 nëntor 2025, në të gjitha institucionet arsimore të vendit.
/S.K/EO/
