UBT News

Nga sot mërgata nuk do të paguajë policën kufitare

Nga sot mërgimtarët që hyjnë në Kosovë nuk kanë nevojë të paguajnë për policën kufitare. Kështu njoftoi ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili në Facebook shkroi e me marrëveshjen e arritur me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%.

“Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro. Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejt. Mirësevini bashkatdhetarë!”, shkroi Murati në Facebook./UBTNews

Exit mobile version