UBT News

Nga sot lejohet kryerja e testeve të shpejta për COVID-19

Në Kujdesin Parësor Shëndetësor nga sot do të mundësohet kryerja e testeve diagnostike rapide (të shpejta) për detektimin e antigjenit për SARS COV-2 (diagnostikimin e COVID-19).

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nënshkroi sot plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 04/2020-Kujdesi Parësor Shëndetësor, me të cilin përcaktohen institucionet publike të KPSh, standardet e organizimit, funksionimi, veprimtaritë, shërbimet shëndetësore si dhe kuadrot profesionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në KPSh, si pjesë e sistemit unik shëndetësor në Republikën e Kosovës.

“Krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar më herët në institucionet publike të KPSh-së, tash e tutje mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./UBTNews

Exit mobile version