UBT News

Nga sot hyjnë në fuqi masat shtrënguese në Itali

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, të dielën ka nënshkruar një paketë të masave të reja si përgjigje ndaj valës së dytë të COVID-19.

Baret dhe restorantet do të mbyllen deri në orën 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë.

Conte tha se pandemia ka arritur në ‘nivel shqetësues’ dhe masat shtrënguese ishin të nevojshme.

Masat do të hyjnë në fuqi nga sot dhe do të zgjasin deri më 24 nëntor./UBTNews

Exit mobile version