Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u takua sot me Sindikatën e Infermierëve, ku mes tjerash u diskutua edhe për pagesat shtesë.
Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli beson që deri të premten do të realizohen kërkesat e tyre.
“Besoj që nëse deri të premten realizohen kërkesat, do të jemi në rregull. U diskutua për pagesat shtesë, ne do të kërkojmë që kujdestaritë të dyfishohen nga 12 në 36 euro dhe pastaj të shohim mbi bazën e ligjit se siç janë pagua të tjerët të paguhemi edhe ne si komunitet i infermierëve”, deklaroi Havolli.
Kurse sekretari Enlirat Duraku deklaroi se u dakorduan që brenda dy dite të zgjidhet kjo çështje ose i gjithë komuniteti do të hyjë në grevë.
“Është dita e tetë që jam në grevë urie me kërkesat për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesën e orëve shtesë, pagesën e vikendeve dhe të rrezikshmërisë. Ne u dakorduam që brenda dy dite këto çështje të rregullohen dhe konkretizohen, përndryshe unë prapë do të fillojë me grevë jo vetëm unë, por do të mobilizohemi i gjithë komuniteti që të hyjmë në grevë”, tha Duraku./UBTNews