UBT News

Nga ShSKUK-ja flasin pas mbledhjes së jashtëzakonshme lidhur me rastin në Klinikën e Psikiatrisë

Pas rastit të vdekjes në Klinikën e Psikiatrisë, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

Në njoftim është theksuar se bordi ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës. Po ashtu, do të ndërmerren veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla”, është bërë e ditur në njoftimin e ShSKUK-së.

Një pacient ka mbetur i vdekur nga zjarri në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, ndërsa u raportua se tre punëtorë shëndetësorë janë asfiksuar.

Exit mobile version