UBT News

Nga presidenca thonë se u dakorduan me kryeministrin rreth kërkesës për dorëheqjen e shefit të AKI-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, ta lirojë detyrën.

Nga presidenca thonë se kishte koordinim mes dy institucioneve kryesore rreth kësaj kërkese.

“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. Presidentes, dr.Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version