UBT News

Nga numri i telefonit te analizat mjekësore, cilat informacione nuk duhet të ndajmë me ChatGPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë mjet i vlefshëm gjatë përditshmërisë, por rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e saj.

Prania e ChatGPT në jetë po bëhet më e dukshme. Siç mësojnë njerëzit nga chatbot-e, po ashtu edhe këta të fundit mësojnë prej nesh përmes bisedave që bëjmë. Ekspertët në fushën e inteligjencës bëjnë thirrje për kujdes, pasi ka informacione si psh nga numri i telefonit, adresa e shtëpisë apo testet mjekësore nuk duhet të ndahen me chatbot – jo vetëm për arsye privatësie, por edhe për të shmangur keqpërdorimin ose rrjedhjen e mundshme të të dhënave.

Paralajmërime nga vetë krijuesit

Edhe vetë kompanitë që zhvillojnë sistemet e AI i njohin rreziqet. OpenAI thotë: “ Ju lutemi mos ndani informacione të rëndësishme në biseda”, ndërsa Google u bën thirrje përdoruesve të Gemini të jenë të kujdesshëm: “ Mos vendosni informacione konfidenciale ose të dhëna që nuk do donit t’i shihte askush”

Siç vë në dukje WSJ, bisedat me chatbot mund të përdoren për të trajnuar modelet e ardhshme dhe fjalë kyçe që lidhen me çështjet e sigurisë si dhuna mund të shkaktojnë auditime të brendshme nga vetë kompania.

Pesë kategori të dhënash që nuk duhet të ndani

Informacioni personal identifikimi – ID ose numri i pasaportës, data e lindjes, adresa e shtëpisë dhe numri i telefonit janë informacione që duhet të mbahen jashtë bisedave me AI.

Të dhënat mjekësore – Asnjëherë mos kërkoni të bëni interpretim të testeve mjekësore në Chat GPT.

Informacioni financiar – Shmangni futjen e numrave të llogarive bankare ose informacioneve të tjera të ndjeshme financiare.

Detajet e punës suaj – Përdoruesit që përdorin chatbot në rutinën e tyre të përditshme të punës ekspozojnë pa vetëdije të dhënat e klientëve ose informacionet e brendshme të kompanive të tyre. Nëse përdorimi i AI është thelbësor për punën, rekomandohet që të përdoren abonimet profesionale.

Detajet e hyrjes – Chatbot-et nuk janë ndërtuar për të vepruar si vend për fjalëkalime, PIN ose kredenciale të tjera aksesi.

Exit mobile version