Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të pandehurve, Xh.B, dhe A.B, në lidhje me vrasjen e një 15-vjeçari në Gradicë të Drenasit.
“XH.B. më 6 prill 2021 pasi kishte dëgjuar një moto sharrë duke prerë dru në zabel, me vete kishte marrë të pandehurin A.B. djalin e tij dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kishin shkuar në zabel. Aty i pandehuri XH.B., me pushkë gjueti kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., 15-vjeç, ndërsa ka mbetur rëndë i plagosur B.M. babai i të ndjerit, i cili i është në gjendje kome në QKUK, pas një intervenimi që i është bërë në tru dhe gjendja e tij vazhdon të jetë kritike”, thuhet në njoftimin e Themelores./UBTNews