UBT News

Nga nesër fillon aplikimi për patentë shofer ndërkombëtar

Nga nesër fillon aplikimi për patentë shofer ndërkombëtar. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.

“Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga nesër, më 01 tetor, do të fillojë aplikimin për Patentë-Shoferë Ndërkombëtar. Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e MPB-së./UBTNews

Exit mobile version