UBT News

Nga mesi i muajit dhjetor do të mbahet seanca e ardhshme statusore

Seanca e ardhshme statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Speciale do të mbahet nga mesi i muajit dhjetor.

Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, deklaroi se deri atëherë do të mund të mbahet një seancë për shqyrtimin e kërkesës së avokatëve mbrojtës për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.

Në seancën e sotme statusore prokuroria potencoi se nuk ka asnjë pengesë që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të fillojë verën e vitit të ardhshëm. Kjo u kundërshtua nga avokatët mbrojtës të cilët vlerësojnë që gjykimi duhet të fillojë në vitin 2022./UBTNews

Exit mobile version