UBT News

Nga ky vit qytetarët ngarkohen me tatimin e tokës bujqësore, kjo nuk vlen për komunat në veri

spraying a field

Nga ky vit qytetarët janë të obliguar të paguajnë edhe tatimin në pronë për parcelat bujqësore, mirëpo ky obligim nuk vlen edhe për qytetarët e katër komunave në veri të vendit.

Për këtë vendim të Ministrisë, kanë folur edhe disa kryetarë të komunave, të cilët nuk e kanë mirëpritur, ndërsa disa të tjerë thonë se është në të mirën e komunës.

Udhëheqës i Divizionit për Çështje Ligjore të Tatimit në Pronë, Vehap Hashani ka thënë se këto njësi të parcelave i nënshtrohen edhe lirimit tatimor në vlerë deri në pesëdhjetë mijë (50,000) euro pra, personi fizik konkretisht fermeri.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është shprehur i shqetësuar lidhur me këtë vendim. Sipas tij, ky obligim po i ngarkon bujqit në masë të madhe, derisa ka treguar edhe çmimin për zona.

Qytetarët ende nuk kanë informacione për këtë vendim./UBTNews/

Exit mobile version