UBT News

Nga Kosova në West London, publikohet rrëfimi i ri i Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit një moment reflektimi nga Golborne Road në Londër – një vend që ajo e konsideron tejet të rëndësishëm për jetën dhe karrierën e saj.

“Ecja nëpër Golborne Road është gjithçka për mua. Ky vend ndihet si shtëpi dhe më frymëzon sa herë kthehem këtu. Është e pabesueshme të mendosh se kjo vajzë e vogël e lindur në Kosovë e gjeti rrugën drejt West London-it, dhe sot jam unë ajo”, shkroi artistja në Instagram.

Ajo shtoi se çdo përvojë dhe çdo person që ka takuar gjatë jetës ka ndikuar në formimin e saj, veçanërisht në muzikë.

“Në këtë periudhë të jetës ndihem më e lirë se kurrë dhe dua ta ndaj këtë anë të vetes me ju në një mënyrë që nuk e kam bërë më parë”, theksoi Rita e cila ka publikuar gjithashtu episodin e parë të një serie dokumentar për jetën e saj, duke falënderuar fansat për mbështetjen:

“Ky projekt ka një rëndësi të madhe për mua. Faleminderit që po e shikoni”, përfundoi ajo. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version