UBT News

Nga Kosova në Pragë: Profesorët e UBT-së me publikim shkencor në revistë të indeksuar në Scopus

Përkushtimi i UBT-së ndaj mësimdhënies cilësore dhe hulumtimeve shkencore vazhdon të dëshmohet përmes sukseseve të radhës akademike në arenën ndërkombëtare.

Profesorët e UBT-së, Dr. Sc. Elmi Kelmendi i Fakultetit Juridik dhe Prof. Dr. Alfred Marleku i Fakultetit të Shkencave Politike, kanë publikuar hulumtimin e tyre më të fundit në revistën prestigjioze shkencore Lawyers Quarterly, e cila botohet në Pragë nga Akademia e Shkencave e Republikës Çeke dhe është e indeksuar në Scopus, si dhe në një sërë bazash të tjera të njohura ndërkombëtare.

Punimi shkencor, me titullin “Confiscation of Assets Acquired by Criminal Offense: Comparative Analysis of the Legislation of Kosova and Albania”, trajton një nga çështjet më të ndjeshme dhe aktuale në kontekstin juridik dhe institucional të Kosovës – sfidat në luftimin e kriminalitetit, me theks të veçantë në konfiskimin e pasurisë me prejardhje kriminale.

Studimi analizon në mënyrë të detajuar bazën ligjore të konfiskimit të pasurisë së fituar përmes veprave penale, duke ofruar një qasje krahasuese ndërmjet legjislacionit të Kosovës dhe Shqipërisë, në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane. Përmes një metodologjie të strukturuar dhe analizës kritike, punimi kontribuon në avancimin e debatit akademik dhe institucional mbi mekanizmat e konfiskimit si instrument kyç në luftën kundër kriminalitetit.

Profesorët Kelmendi dhe Marleku njihen për ekspertizën e tyre të thelluar në fushat përkatëse, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në projekte dhe iniciativa akademike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfaqësuar denjësisht UBT-në në skenën shkencore globale.

Exit mobile version