Një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjilanit dhe një fermer janë arrestuar të enjten. Lidhur me arrestimin e tyre ka reaguar komuna e Gjilanit.
Nga komuna nëpërmjet një komunikate për media thonë se bëhet fjalë për një rast të izoluar në fshatin Ponesh dhe se janë në pritje të raportit zyrtar të organeve të drejtësisë, dhe më pas do të ndërmarrin masat e duhura në përputhje me ligjet në fuqi. Po ashtu bëhet e ditur se zyrtari dhe fermeri janë të komunitetit serb./UBTNews