Një qytetarë nga fshati Çabër në Zubin Potok ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë kryer transaksione, duke bërë pagesa të ndryshme pa autorizimin e tij.
Policia e Kosovës njofton se në konsultim me prokurorin rasti “Hyrje në sistemin kompjuterik” është iniciuar dhe mbetet nën hetime.
“Fsh. Çabër, Zubin Potok 28.10.2024 – 00:00-03:55. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë bërë transaksione duke kryer pagesa të ndryshme pa autorizimin e tij. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.