Selena Gomez na ka treguar ca detaje për miqësinë me Taylor Swift. Këngëtarja dhe aktorja u shfaq në podkastin “Therapuss with Jake Shane” dhe tregoi se si ajo dhe ylli i muzikës pop u “afruan më shumë” pas ndarjeve që patën me vëllezërit Jonas.
“Unë dhe Taylor ishim të lidhura me vëllezërit Jonas”, i tha Sel moderatorit, duke shpjeguar edhe se si u njohën.
“Unë isha me Nick dhe ajo me Joe. Gjithçka ishte e ëmbël…ishim të reja. Të gjithë e njohim dhe e duam njëri-tjetrin dhe kjo situatë është shumë e këndshme. Nuk e dinim çfarë po bënim. Unë dhe ajo themi gjithnjë se gjëja më e mirë që kemi marrë nga ato lidhje ishte miqësia që kemi krijuar me njëra-tjetrën”.
Ylli i “Only Murders in the Building” shtoi se ajo ishte rreth 15 vjeç dhe Taylor rreth 18 vjeç kur dolën me Nick dhe Joe e kujtoi atë kohë si periudhën “kur Taylor kishte flokët kaçurrela që nuk i bindeshin dhe kishte gjithë ato byzylykë, aq shumë sa i shkonin deri lart te krahu”.
Selena tha se që atëherë, të dyja u bënë “mike të ngushta” sepse “u lidhën përmes ndarjeve, siç ndodh shpesh mes vajzave.”
“Që atëherë kemi qëndruar pranë njëra-tjetrës në të gjitha ngritjet dhe uljet që erdhën më pas dhe ja ku jemi, 16 vjet më vonë,” shtoi Sel.
Ajo foli për muzikën dhe këngën e parë që Tay i tregoi: “Besoj se “Love Story” ishte kënga e parë që më ka treguar. Po, ishim në një dhomë hoteli dhe e kujtoj shumë qartë, ishte një nga ato këngët që sapo e dëgjova mendova menjëherë: “kjo është një nga këngët më të bukura që kam dëgjuar ndonjëherë.”
Jake Shane tha: “Wow, nuk mund ta besoj që e ke dëgjuar ‘Love Story’ para se të dilte,” dhe Selena u përgjigj: “E di, ishte kaq e ëmbël”.
Gjatë viteve, të dyja kanë treguar mbështetje për njëra-tjetrën; që nga brohoritjet në çmimet dhe arritjet muzikore, deri te dashuria që kanë treguar në festa ditëlindjesh e lidhjet Selena është e lidhur me Benny Blanco, dhe Tay do të jetë “vajza e luleve” në dasmë. Taylor, është e lidhur me sportistin Travis Kelce.