Më shumë se 15% e gjermanëve kanë marrë së paku dozën e parë të vaksinës antiCOVID. Kështu njoftoi Instituti Robert Koch të dielën.
Sipas të dhënave të Institutit, 12.7 milionë njerëz kanë marrë vaksinën, prej tyre 5 milionë kanë marrë dy dozat.
Disa studime tregojnë se një dozë e vetme tashmë jep një farë niveli mbrojtjeje kundër virusit./UBTNews