UBT News

Nga foto në video, Honor 400 sjellë risin e re me intelegjencën artificiale

Honor ka zbuluar një funksion të ri që pritet të jetë revolucionar për përdoruesit e telefonave të saj. Me serinë e re Honor 400 dhe Honor 400 Pro, kompania po sjellë një veçori që për herë të parë e shndërron një foto të zakonshme në një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Funksioni quhet “Foto në Video” dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Google Cloud.

Ai do të jetë i integruar direkt në aplikacionin “Gallery”, ku përdoruesit do të shohin një opsion të ri në krye të ekranit me emrin “AI Image to Video”.

Ky funksion mundëson që fotografitë e vjetra të marrin jetë, duke i kthyer ato në video të shkurtra që rikrijojnë momentin e kapur. Kjo është hera e parë që një funksion i tillë ofrohet pa nevojë për aplikacione të jashtme.

Honor synon që me këtë teknologji, seria 400 të jetë telefoni më i mirë me kamera AI në segmentin e vet të çmimit.

Prezantimi zyrtar i pajisjeve do të bëhet më 22 maj në një ngjarje në Londër, ku do të zbulohen të dy modelet: Honor 400 dhe Honor 400 Pro. Gjithashtu, kompania nuk e ka përjashtuar mundësinë që ky funksion të vijë edhe në pajisjet flagship si Magic7 Pro dhe Magic V3 në të ardhmen.

Exit mobile version